AKMC koordinon aksionin për shuarjen e zjarrit mbi fshatrat e Dropullit

Pas kërkesës së autoriteteve vendore, helikopteri Cougar dhe efektivë të Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare së Mbrojtjes Civile i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit mbi fshatrat Sofratikë, Terihat, Goricë, Frashtan, Lugar dhe Grapsh, në bashkinë Dropull, duke mbajtur jashtë rrezikut banorët dhe shtëpitë e tyre.

Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të bashkive Dropull, Gjirokastër, Finiq, Libohovë, forcat e Policisë së Shtetit, emergjencat civile, etj.

Në këto ditë, kur pritet që temperaturat të rriten edhe më shumë përsërisim thirrjen drejtuar banorëve të tregojnë kujdes, për të shmangur ngjarje të tilla, që mund të dëmtojnë pasurinë e të gjithëve ne!

Njoftime të tjera