Sot u zhvillua një takim ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të AKMC, Z. Haki Çako dhe Kryetarit të QKKSH, Kolonel Fiqiri Hoxha. Ky bashkëbisedim synon të forcojë koordinimin mes dy institucioneve për të garantuar një reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rastet e emergjencave ajrore dhe detare, duke rritur efektivitetin dhe sigurinë në menaxhimin e incidenteve.