Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, është e angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e personit të humbur në lumin Mat, në territorin e Bashkisë Klos.
Në operacion janë angazhuar 10 forca dhe 2 mjete të Forcave të Armatosura, 5 forca dhe 1 mjet të MZSH Klos, si dhe 11 forca speciale të kërkim-shpëtimit nga Kosova.
Operacioni zhvillohet me koordinim të plotë ndërinstitucional dhe angazhim maksimal në terren.
Do të vijojnë përditësimet mbi ecurinë e operacionit.
