Në kuadër të jetësimit të Planit të Bashkëveprimit Operacional, në Prizren, delegacionet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile të Shqipërisë (#AKMC) dhe të Agjencisë të Menaxhimit Emergjent të Kosovës (#AME) përcaktuan hapat për zhvillimin e një stërvitje të përbashkët për mbështetje në rastin e një emergjence si dhe forcimin e marrëdhënieve reciproke në fushën e Mbrojtjes Civile.
Të pranishëm gjatë këtij takimi, dy Drejtorët e Përgjithshëm të institucioneve homologe Z. Haki Çako dhe Z. Fadil Kodra si dhe Z. Shaqir Totaj, Kryetar i Komunës së #Prizrenit, i cili pas takimit ftoj delegacionet për një vizitë kortezie në ambientet e Komunës.





