Që prej ditës së djeshme ka vijuar shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në Bashkinë Durrës, në njësinë administrative Sukth, Katund i Ri, si dhe në zonat e Kënetës dhe Shkozetit.
Në kuadër të mbështetjes humanitare, Organizata World Vision ka shpërndarë 400 pako, ndërsa Organizata Islamike e Katarit 730 pako ndihma. Shpërndarja po vijon edhe sot, deri më datë 30 janar.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek nga afër procesin e shpërndarjes, në koordinim me autoritetet vendore dhe organizatat humanitare.
