Përfundon me sukses cikli i trajnimeve mbi “Forcimin e Gatishmërisë Financiare” në Qarkun Shkodër!
Gjatë datave 19 dhe 20 Mars, përfaqësues nga Bashkia Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Pukë dhe Bashkia Fushë-Arrëz morën pjesë në një seri seancash intensive trajnimi mbi gatishmërinë financiare për emergjencat civile.
Këto trajnime u organizuan me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale në nivel vendor, duke i aftësuar bashkitë për të planifikuar dhe menaxhuar më mirë burimet financiare të nevojshme për reagimin dhe rimëkëmbjen nga situatat emergjente.
👥 Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga disa prej drejtorive kryesore të bashkive dhe prefekturës, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit Financiar dhe të Ardhurave Vendore, Njësinë për Hartimin e Projekteve dhe Integrimin Europian, Drejtorinë Juridike, Prokurimeve dhe Aseteve, Sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MNZSH), si dhe Sektorin për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.
📌 Programi i trajnimit përfshiu 6 module të detajuara, të përshtatura për rolet dhe përgjegjësitë specifike të pjesëmarrësve:
🔹 Kuadri ligjor dhe institucional për emergjencat civile
🔹 Buxhetimi dhe rëndësia e fondeve të emergjencës
🔹 Monitorimi dhe vlerësimi i zbatimit të buxhetit për emergjencat
🔹 Angazhimi i palëve të interesuara dhe ndërtimi i partneriteteve
🔹 Fazat kryesore të ciklit të menaxhimit të emergjencave dhe rimëkëmbjes financiare
🔹 Analiza e nevojave financiare bazuar në raportet individuale të bashkive
💡 Përmes këtyre trajnimeve, u krijua një hapësirë bashkëpunimi ndërmjet strukturave vendore për të adresuar nevojat financiare në mënyrë më të koordinuar dhe strategjike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të reflektojnë mbi rolin e tyre në menaxhimin financiar të emergjencave dhe të diskutojnë mënyra konkrete për të përmirësuar planifikimin dhe vendimmarrjen në nivel lokal, në përputhje me kuadrin kombëtar.
✅ Këto trajnime forcojnë themelet e një menaxhimi gjithëpërfshirës të riskut nga fatkeqësitë, duke mbështetur ngritjen e kapaciteteve të qëndrueshme institucionale dhe promovuar një qasje më proaktive në përdorimin e burimeve financiare për mbrojtjen civile.