Mision i Ekipeve Mjekësore të Emergjencës (EME) në Shqipëri
Javën e fundit, një mision i përkushtuar i EME vizitoi Shqipërinë me qëllim forcimin e kapaciteteve të vendit për përgjigjen mjekësore ndaj emergjencave. Misioni përfshinte ekspertë nga WHO EURO, Projekti IPA CARE dhe autoritete të OBSH-së dhe shëndetësisë vendore. Përgjatë ditëve të misionit, 9-10-11 tetor, ata zhvilluan një seri takimesh dhe aktivitetesh me institucionet kryesore dhe aktorët e interesuar për të rritur gatishmërinë e Shqipërisë për përkujdesin emergjent.
Në kuadër dhe të projektit rajonal IPACARE kryesuar nga MSB ku Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është Koordinatori Kombëtar, gjatë misionit të OBSH u zhvillua edhe një takim në ambientet e AKMC për koordinimin e të gjitha institucioneve që duhet të jenë pjesë për krijimin EME.
Objektivat kryesore të misionit:
– Organizimi i një workshop-i për autoritetet shëndetësore dhe aktorët vendorë mbi krijimin e EMT-ve, rolin dhe procesin e certifikimit.
– Vlerësimi i kapaciteteve të pajisjeve dhe burimeve njerëzore të nevojshme për EME.
– Dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e kapaciteteve financiare, logjistike dhe të burimeve njerëzore për bashkëpunimin ndërsektorial.
– Bashkimi i aktorëve publikë dhe OJF-ve në kujdesin emergjent për të marrë pjesë së bashku në programin EME.
– Paraqitja e gjetjeve të misionit në një debriefing me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Shqipëri.
Takime dhe pika kryesore të workshop-it:
9-11 Tetor 2024
Vizita në Ministrinë e Shëndetësisë, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Kryqi i Kuq Shqiptar, Spitali i Traumës e të tjerë.
Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime dhe përpjekje bashkëpunuese për të përmirësuar gatishmërinë e Shqipërisë për situatat emergjente mjekësore, duke punuar së bashku për të krijuar një sistem shëndetësor më të fortë dhe më të qëndrueshëm.
Disa nga gjetjet e misionit përfshinin:
- Vendimi për krijimin e një EME kombëtare mbetet një vendim-marrje e MShMS.
- Të gjithë aktorët e kontaktuar mbështesin qasjen ndërsektoriale për forcimin e kapaciteteve të vendit ndaj emergjencave.
- Të gjithë partnerët e takuar, si dhe pjesëmarrësit në uorkshop, mbështesin idenë e krijimit të një EME në Shqipëri dhe janë të gatshëm të kontribuojnë sipas kompetencave të tyre.
- Të gjitha palët vlerësojne rolin që ka EME në mbështetjen e vendeve të tjera në kushtet e emergjencave.