PARASHIKIMI METEO

PARASHIKIMI METEO
———————-
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.
TEMPERATURA
Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 23 °C
në vendet e ulëta: 18 / 26 °C
në vendet malore: 14 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.
ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e diel, dt. 31) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet.

 

 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Buletini Nr. 243/ 2025, 30-08-2025 BULETINI MBI RREZIQET NATYRORE Bulletin Natural Hazards) Qendra Kombëtare për Parashikimi dhe Monitorimin Rrezigeve Natyrore Parashikimi nAa 30-08-2025, 12:00 deri 31-10-2025, ora 23:59. Zjarre PARASHIKIMI DETAJUAR MBI RREZIQET NATYRORE (SOT DHE NESER) RREZIKU MAKSIMAL QARKUT pyje Zjarret Ngjarje Meteorologjike 24-oreshe Mesatarja qarkut SHKODER 24-orëshe S'KA RREZIK Mesatarja egarkut Ngjarje Hidrologjike IULET Shtrëngata Maksimale telokallzuara Permbytje intensive Shpejta DIBER LEZHE DURRES TIRANE ELBASAN Përmbytje Lumenjsh RREZIK Rrëshqitje RREZIK intensive Intensive S'KA FIER ULET RREZIK intensive mesatare KoBcE VLORE GJIROKASTER dobeta mesatare IULET mesatare mesatare intensive igeo Koordinatar: Instituti Gjeoshkencave IGJEO Abazi Tel: 9.397 e-mail: albania."