Takimi i 49-të Rajonal i Iniciativës për Gatishmërinë dhe Parandalimin e Fatkeqësive për Evropën Juglindore (DPPI SEE) u zhvillua më 28 prill, në Bukuresht, Rumani, ku morën pjesë përfaqësues të shteteve anëtare të DPPI SEE.
Në këtë takim u prezantuan aspekte lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të Iniciativës, rezultatet e arritura si rezultat i aktiviteteve të ndryshme, si dhe perspektivat e reja për zhvillimin dhe përmirësimin e aktivitetit në kuadër të DPPI SEE.
Në këtë aktivitet u zhvillua edhe një seancë dialogu me përfaqësues të institucioneve partnere përkatëse në fushën e mbrojtjes civile, me qëllim rritjen e mundësive të bashkëpunimit, ndër të cilat edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) .





