35 efektivë të Repartit të Poshnjes, me mjete janë angazhuar në aksionin për shuarjen e zjarrit në Uznovë. Për shkak të shtrirjes së vatrës, flakët kanë prekur edhe një sipërfaqe toke bujqësore në fshatin Mimias, njësia administrative Roshnik. Në këtë aksion janë të angazhuar punonjës të zjarrfikses së Beratit, Kuçovës, Dimalit, Poliçanit e Skraparit, forca të Policisë së Beratit dhe 16 forca të Shërbimit Pyjor, të cilët po punojnë në grupe për të izoluar vatrat e përhapura në këtë territor.