2025 ishte një vit sfidash, përkushtimi dhe bashkëpunimi.
Ishim pranë qytetarëve në çdo situatë: nga bllokimet e Thethit nga bora, reagimi ndaj zjarreve në të gjithë Shqipërinë, stërvitjet për përmbytjet në Shkodër, pjesëmarrja në stërvitje ndërkombëtare, deri te përballja me përmbytjet e muajit të fundit.
Mbrojtja Civile do të thotë gatishmëri, koordinim dhe solidaritet – çdo ditë, kudo.