13 Tetori shënon “Ditën Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Riskut ndaj Fatkeqësive”, e përcaktuar në vitin 1989, pas një thirrje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për të promovuar në rang global një kulturë të ndërgjegjësimit për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive.
Këtë vit, kjo ditë fokusohet në objektivin e 6-të të Kuadrit Sendai, me moton ”Të gjithë bashkë”.
Në kuadër të kësaj dite dhe bazuar në moton ”Të gjithë bashkë për Mbrojtjen Civile” Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, prefekturat e qarkut dhe 12 bashki, së bashku me tre organizatat partnere, si Kryqi i Kuq Shqiptar, UNDP dhe World Vision-Albania, do të risjell për vitin e dytë radhazi disa aktivitete sensibilizuese në 12 Qarqe, 12 sheshe dhe 12 shkolla.







