13 Milionë Euro për Forcimin e Mbrojtjes Civile – Fillon Zbatimi i Projekteve Vendore në të Gjithë Shqipërinë

I lumtur që finalizuam me sukses një punë voluminoze pas një periudhe konsultimi në 12 qarqet e vendit bashkë me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

🧑‍🚒 Tashmë, njësitë vendore në të gjithë Republikën e Shqipërisë mund të nisin nga puna për të forcuar edhe më shumë sistemin e Mbrojtjes Civile, në mënyrë që  parandalimi i katastrofave natyrore të bëhet në kohë për të evituar dëmet.

✍️ Këshilli i Ministrave miratoi listën e projekteve që njësitë kanë propozuar dhe që parashikojnë investimet në;

– Infrastrukturë

-Mjete

– Rikonstruksion digash

📈 13 milionë euro do të shkojnë për këtë qëllim në mënyrë që bashkitë e të gjithë vendit të nisin sa më parë nga puna për implementimin e projekteve që do ta bëjnë Shqipërinë më të sigurt.

 

 

Lajme të tjera