“12 Muaj Sfide dhe Suksesi: Forcat Tona në Vijën e Parë të Mbrojtjes Civile”

12 muajt që lamë pas, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile  dhe Forcat e Armatosura mbyllën një vit të vështirë, por gjithashtu të suksesshëm.

殺Forcat tona në terren u përballën me situata ekstreme, por koordinimi dhe shpejtësia në reagim na siguruan një avantazh për të shpëtuar zona të tëra të banuara 璘 dhe mijëra hektarë pyje .

Vit pas viti, buxheti për Emergjencat Civile është rritur në mënyrë të ndjeshme, dhe vëmendja e Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë e shtuar edhe në buxhetin e vitit 2025, që do të jetë më i lartë se ai i 2024-ës, ndërsa një pjesë e rëndësishme e investimeve do të shkojë për njësitë vendore dhe investimet për infrastrukturë dhe mjete.

  • ✍️Në vitin 2024, u regjistruan 5-fish më shumë Forca të Armatosura në terren krahasuar me vitin e kaluar për izolimin e vatrave të zjarrit.
  • Gjatë vitit 2024, AKMC koordinoi 1077 operacione për izolimin apo fikjen e zjarreve në disa nga qarqet më problematike të vendit.
  • Në operacionet e shuarjes u angazhuan në terren 27854 forca operative dhe 2284 mjete, ndërsa Forcat e Armatosura u përfshinë gjithashtu në betejën nga ajri me 36 operacione.

AKMC, si një aset kombëtar, do të fuqizohet edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme si pjesë e vizionit të qartë të Qeverisë për të forcuar Mbrojtjen Civile e për të minimizuar dëmet në rastet e katastrofave natyrore.

 

 

 

 

Lajme të tjera